Shpërthimi i veturës së drejtorit të QKUK’së, Prokuroria inicion rast në drejtim të dy veprave penale

16:08 | 30 Prill 2025
shperthimi-i-vetures-se-drejtorit-te-qkuk’se,-prokuroria-inicion-rast-ne-drejtim-te-dy-veprave-penale

Sot i është shpërthyer vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, gjersa ishte e parkuar në oborrin e spitalit.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala tha se prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Prokurori i shtetit ka inicuar rastin për veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ”Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokurori i shtetit dhe Njësitë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore mbi këtë çështje.”/Express

Komento: