Shqetësuese: 26 pacientë janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

11:19 | 04 Dhjetor 2020

26 pacientë janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës.

13 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID -19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Në ndërkohë, në këtë spital janë duke u trajtuar 134 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: katër pacientë janë në respiratorë (CPAP), 88 pacientë janë në oksigjeno- terapi, ndërsa nga këta 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjashtë lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, katër normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur gjashtë foshnja – dy të gjinisë mashkullore dhe katër femërore.

254 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 3,622 analiza, ndërsa janë kryer gjashtë operacione.

158 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 166 Rëntgena, 32 EHO dhe 10 CT-ja.

Komento: