Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

22:46 | 18 Maj 2025
shqiptaret-fitojne-nje-ulese-ne-asamblene-komunale-te-medulinit-ne-kroaci

Sot në Kroaci janë zhvilluar zgjedhjet komunale, në të cilat komuniteti shqiptar që jeton në Komunën e Medulit, në regjionin e Istres, ka fituar një vend në Asamblenë komunale, shkruan Reporteri.net.

Është zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ndërsa thotë se shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e listës së Shqiptarëve të Medulinit në Kroaci, të cilët do të përfaqësohen në Asamblenë Komunale nga Liridon Lekaj. Shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues 🇽🇰🇦🇱🇭🇷”, ka shkruar ai.

Liridon Lekaj është nip i ish-deputetit Pal Lekaj.

 

 

Komento: