Shteti aziatik Brunei i heq vizat për qytetarët e Kosovës, Osmani: Urë miqësie

15:24 | 05 Maj 2025
shteti-aziatik-brunei-i-heq-vizat-per-qytetaret-e-kosoves,-osmani:-ure-miqesie

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se Brunei i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Me sulltanin e vendit aziatik, Haji Hassanal Bolkiah, ajo tha se kanë nënshkruar marrëveshjen të cilën e konsideroi “hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve”.

“Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës! 🇽🇰🇧🇳 Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, shkroi Osmani në Facebook.

“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, shtoi ajo.

Komento: