Si do përgjigjej PDK-ja nëse Kurti do t’iu drejtohej njejtë si Abdixhikut, Tahiri: Dallimet i kemi të mëdha

22:54 | 08 Maj 2025
si-do-pergjigjej-pdk-ja-nese-kurti-do-t’iu-drejtohej-njejte-si-abdixhikut,-tahiri:-dallimet-i-kemi-te-medha

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u pyet se si do të vepronte PDK në rast se Kurti do t’i drejtohej me një letër sikurse LDK-së.

Tahiri shpjegoi se PDK ka dallime të mëdha me VV-në, ndër të tjera u shpreh:

“Atë përgjigje do ja kthente kryesia e PDK-së bashkë me kryetarin, mirëpo unë nuk shoh mundësi me pas bashkëqeverisje me z.Kurti, dallimet i kemi të mëdha. Ne konsiderojmë se ai ka bo një dëm të madh në energji, pra në bbllokimin e dy projekteve shumë të mëdha edhe gaspërçuesit. Sot e kishim në përfundim termocentralin e Contour Global…Kemi dallime të mëdha si i prezenton skemat sociale dhe si investon në to dhe mënyrën se si i trajton punëtorët që marrin paga. Kemi dallime të mëdha në diplomaci”, tha Tahiri në Pressing, transmeton Express.

“Dy vjet po bëhen që jemi nën sanksione, BE në Kosovë veç paga të punëtorëve të vet paguan asnjë projekt tjetër s’e ekzekuton”, shtoi ai.

Komento: