Skuteri bie në pusetën e hapur në Breg të Diellit, raportohet për një të lënduar

22:17 | 02 Maj 2025
skuteri-bie-ne-puseten-e-hapur-ne-breg-te-diellit,-raportohet-per-nje-te-lenduar

Një person raportohet se ka mbetur i lënduar, pasi ra me skuter në një puset që nuk kishte kapak në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas fotografive të publikuara nga “Gazeta Express”, shihet se skuteri ka ngecur në puset.

Lidhur me rastin, Front Online ka kontaktuar me policinë, mirëpo të njëjtin ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Komento: