Sot një pjesë e Prishtinës mbetët pa ujë

09:14 | 04 Dhjetor 2020

Një pjesë e kryeqytetit sot pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën ” Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU”Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ” Bajram Bahtiri ” dhe rrugët përreth , se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00″, njofton KRU “Prishtina”.

Komento: