Sot seanca e re e Kuvendit, pa shenja zhbllokimi

08:03 | 19 Maj 2025
sot-seanca-e-re-e-kuvendit,-pa-shenja-zhbllokimi

Sot në 10:30, është paraparë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 18-të me radhë.

Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Kurti deri në seancën e së shtunës nuk i ka pasur votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, pas dështimeve radhazi kryesuesi Avni Dehari kishte propozuar votim të fshehtë.

Mimoza Kusari-Lila, nga LVV-ja, ka deklaruar se “48-orëshi nuk po sjell rezultat”, referuar mbajtjes së seancave çdo 48 orë, duke propozuar rrallimin e tyre.

Aktualisht, Haxhiu e LVV-së nga partitë tjera po konsiderohet si figurë përçarëse.

Komento: