Sot vazhdimi i 21-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

07:56 | 25 Maj 2025
sot-vazhdimi-i-21-te-i-seances-per-konstituimin-e-kuvendit

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 21-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë është paraparë që të mbahet nga ora 11:00, njofton Klankosova.tv

Kuvendi edhe të premten dështoi të bëhej me kryetar shkaku i mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit.

Për këtë post, Lëvizja Vetëvendosje insiston me kandidaten, Albulena Haxhiu

Komento: