Su*lmi me gurë ndaj trenit në Obiliq, policia jep detaje

08:37 | 04 Maj 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për incidentin që ka ndodhur dje, ku një tren në lëvizje është sulmuar me gurë në afërsi të fshatit Grabovc në Obiliq.

Si pasojë, një 26-vjeçare ka marrë lëndime në pjesën e kokës, transmeton FrontOnline.

“Fsh. Grabovc, Obiliq 03.05.2025 – 17:51. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke udhëtuar në tren (drejtimi Prishtinë–Pejë), dikush ka një gur në drejtim të trenit, ku ankohet është qëlluar në kokë. Viktima pas pranimit të madh është liruar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online/

Komento: