Sulmohet fizikisht një doktoreshë në QMF-në e Lipjanit, arrestohet e dyshuara

09:38 | 26 Prill 2025
sulmohet-fizikisht-nje-doktoreshe-ne-qmf-ne-e-lipjanit,-arrestohet-e-dyshuara

Një doktoreshë është sulmuar fizikisht nga një grua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Për këtë rast është arrestuar një e dyshuar, e cila më pas është dërguar në mbajtje.

Policia veprën e ka cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Lipjan 24.04.2025 – 10:45. Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare doktoreshë në QMF Lipjan. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

Komento: