Hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë identifikuar një veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike që zhvillohej në dy laboratorë në Fushë Kosovë, të cilët operonin pa staf të licencuar dhe me dokumente të falsifikuara.
Sinjali raporton se të arrestuarit lidhur me këtë rast janë: Fidaim Shalaku, pronar i ‘Dibuna Lab’ dhe Bekim Gashi, pronar i ‘Swiss Lab’.
Sipas hetimeve, këta laboratorë lëshonin analiza biokimike duke përdorur licencën e dyshimtë të biokimistesSlavica Rishtiq, 74 vjeçare, për të cilën dyshohet se është fiktive.