Tahiri: Jemi të interesuar ta dërgojmë në opozitë VV-në

18:17 | 01 Maj 2025
tahiri:-jemi-te-interesuar-ta-dergojme-ne-opozite-vv-ne

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se janë të interesuar që VV-në ta dërgojnë në opozitë.

Tahiri tha se PDK është e bindur që me VV-në s’mund ta bëjnë Kosovën më mirë.

‘‘Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë. 2 vjet që jemi nën sanksione të BE-së, dallimet në qeverisje i kemi jashtëzakonisht të mëdhaja. Përgjigjja jonë është e prerë JO, jemi të interesuar që VV-në me dërguar në opozitë. Me VV s’mundesh as mi rritë pagat, as pensionet as s’mundesh me i hjek sanksionet, qysh me qeverisë me ta?’’, ka thënë ai në FRONTAL në T7.

Komento: