Tahiri për darkën e Kurtit me Kallas: BE-ja bëri të ditur se nuk njohin kryeministër në detyrë

13:54 | 23 Maj 2025
tahiri-per-darken-e-kurtit-me-kallas:-be-ja-beri-te-ditur-se-nuk-njohin-kryeminister-ne-detyre

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, e ka komentuar darken e mbrëmshme të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dije se ky ishte një mesazh i qartë për Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo ka treguar se BE-së nuk e njeh Kurtin si kryeministër në detyrë.

“Kaja Kallas e qiti Kurtin me nje cep te restoranit – pra BE-ja beri te ditur se nuk njohin kryeminister ne detyre – por njohin kryeminister zyrtar qe del nga konstituimi i kuvendit dhe qeverise.”, ka shkruar Tahiri.

 

 

Komento: