Takimi me Presidenten, Deliu-Kodra: Presim zgjidhje për krizën politike

08:22 | 15 Maj 2025
takimi-me-presidenten,-deliu-kodra:-presim-zgjidhje-per-krizen-politike


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra deklaroi për FrontOnline se takimi me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin shpreson që s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale.

Deliu-Kodra ka pritshmëri se ky takim do të ndikoj në daljen nga kriza politika aktuale në vend.

“I rëndësishëm është fakti që për ftesën e PDK-së, me datë 15 do ta kemi takimin me presidenten Osmani. Është mirë që pjesëmarrja është konfirmuar nga të gjithë. Ky takim shpresoj të prodhoj dalje nga ky ngërç nga i cili ndodhet Kosova. Shpresoj që që s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale. Mbetet të shihet, por pritjet janë që të kemi dalje nga kriza politike”, shprehet Deliu-Kodra për FrontOnline.

Komento: