Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se në sallë janë të pranishëm 115 deputetë.
Kjo është hera e 15’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për të konstituar kuvendin, mirëpo akoma kandidatja e VV’së për kryekuvendare, Albulena Haxhiu, s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme.
Nga partitë opozitare kanë deklaruar se nuk e votojnë Haxhiun.
Tashmë presidentja ka vendosur që të nisë konsultimet për ngërçin e krijuar në kuvend dhe takimi i parë do të mbahet të enjten. Pozitivisht ftesës së Osmanit i janë përgjigjur PDK, LDK e AAK, ndërsa nga VV ende s’janë deklaruar.