Therj*e me thikë në një kafeteri të Prishtinës, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

21:55 | 17 Maj 2025
therj*e-me-thike-ne-nje-kafeteri-te-prishtines,-te-lenduarit-jashte-rrezikut-per-jete

Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë.

Mjeku Ejup Govori për Klankosova.tv tha se pacientët kanë pasur lëndime në ekstremitetet e sipërme dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona janë trajtuar në emergjencë. Kanë pasur lëndime me mjet të mprehtë dhe lëndimet janë në ekstremitete të sipërme. Njëri është liruar, kurse tjetri është në trajtim e sipër. Është jashtë rrezikut për jetë”, tha Govori

Komento: