The*rje në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me pla*gë në shpinë

22:32 | 09 Maj 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zemër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Burime të sigurta nga Emergjenca bëjnë të ditur për Sinjalin se viktima është G.Q., 16 vjeçar. I mituri ka marrë një plagë në anën e majtë të shpinës dhe në momentin e gjetjes ka qenë në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit. Gjendja shëndetësore e të miturit pritet të konfirmohet nga mjekët./Sinjali

Komento: