Timo Werner tani po largohet nga Bundesliga.
Ai është i hapur të largohet nga RB Leipzig, por jo në këtë afat kalimtar të janarit.
Sulmuesi gjerman dëshiron të luajë te një skuadër më e madhe, ndërsa Liverpool, Manchester United dhe
Bayern Munich e duan transferimin e tij, përcjell lajmi.net.
Werner nuk dëshiron të luajë më në Bundesligë, andaj bavarezët nuk do të mund ta transferojnë atë.
Rruga tani mbetet e hapur për Manchester United dhe Liverpool, që ka kohë që janë duke e monitoruar zhvillimin e tij.