Tragj’edia në Prizren, shkolla me reagim prekës pas vrasj’es së 15-vjeçares

14:22 | 06 Maj 2025
tragj’edia-ne-prizren,-shkolla-me-reagim-prekes-pas-vrasj’es-se-15-vjecares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm. Një vajzë 15-vjeçare, S. Gorenç, është vrarë nga babai i saj në rrethana që kanë tronditur opinionin publik në vend.

E mitura ishte nxënëse e klasës IX-6 në shkollën fillore të mesme të ulët “Emin Duraku” në Prizren.

Pikërisht nga kjo shkollë ka ardhur edhe një reagim i ndjerë, ku me fjalë prekëse është përshkruar dhimbja për humbjen tragjike të nxënëses.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses sonë nga klasa IX-6, e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamtumirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën”, thuhet në reagimin e shkollës.

Në përfundim, shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë ata që e njohën viktimën.

Komento: