Tre të lënduar nga një aksident në mes të kamionit dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

19:30 | 20 Maj 2025
tre-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-mes-te-kamionit-dhe-dy-veturave-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidentin ndërmjet një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” përgjatë së martës.

Lajmin për FrontOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se të lënduarit janë dërguar me autoambulancë për tretman mjekësor.

“Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me taraga vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Hoxha gjithashtu bëri të ditur se pas këtij aksidenti u bllokua përkohësisht autostrada Suharekë-Duhël.

“Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarës kanë dalur njësitë përkatëse policore te cilat edhe janë marrë me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar per qarkullim”.

Komento: