U kërkua nga Milani, ja ku mund të përfundojë Sanches

10:39 | 28 Janar 2019

Paris Saint-Germain ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë eurosh për Renato Sanches e cila është refuzuara nga Bayern Munich, zbulon Le10 Sport përcjell ORAinfo.

Derisa ekipi francez përgatitet për ardhjen e Leandro Paredes, ata janë duke kërkuar një mesfushor të dytë për të shtuar në skuadrën e tyre.

Sanches ka bërë 11 paraqitje të Bundesligës këtë sezon, por nuk është paraqitur në vitin 2019.

Megjithatë, Bayern po kërkon më shumë se oferta fillestare e PSG, nëse këta të fundit rrisin çmimn atëherë ekipi gjerman mund të mendojë për një shitje të Sanches./ORAinfo/

Komento: