Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

12:38 | 24 Maj 2025
ushtare-bullgare-te-kfor-it-trajnohen-per-kontrollin-e-turmave-dhe-trazirave

Ushtarë bullgarë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të KFOR-it dhe trajnerë hungarezë nga Batalioni Rezervë Taktike të këtij misioni zhvilluan trajnime për fobinë nga zjarri dhe Kontrollin e Turmave dhe Trazirave.

Bëhet e ditur se trajnimi ishte planifikuar qëllimisht që të ishte sa më realist, për t’u dhënë pjesëmarrësve një perceptim të plotë të mjedisit.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, theksohet në një njoftim në Facebook të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Komento: