Trupat ajrore nga SHBA-ja, Zvicra dhe Hungaria, pjesë e Komandës Rajonale Lindje në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, realizuan një fluturim ndërkombëtar të përbashkët në Kampin Bondsteel të Ferizajt.
Gjatë kësaj stërvitjeje, trupat amerikane pilotuan helikopterin UH-60 Blackhawk, hungarezët përdorën H-145M, ndërsa zviceranët fluturuan me AS-532 Cougar
“KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes. Misioni operon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.