Arjola Demiri, është një aktore shumë e dashur për publikun.
Për publikun kosovar ajo u bë e njohur me rolin e Xhbanes në serialin “ O sa Mirë”, shkruan ORAinfo.
Pas atij roli, Arjola pati një ngritje të madhe në profesion duke u bërë pjesë e shumë roleve në filma të ndryshme.
Tropojania, mori pjesë edhe në Big Brother Albania Vip, ku arriti deri në finale. Tani, ajo po shijon momentet më të lumtura krah tre fëmijëve të saj.
Së fundmi Arjola ka postuar një foto shumë të ëmbël me vajzën e vogël, Alesian./ORAinfo/