Vaksina anti-Covid, Facebook merr këtë vendim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vaksina anti-Covid, Facebook merr këtë vendim

23:54 | 03 Dhjetor 2020

Facebook do fshijë çdo postim që është kundër vaksinimit ndaj COVID-19.

Facebook do të fshijë nga platforma e tij çdo postim që është kundër vaksinimit, ndërkohë që bota po përgatitet për të marrë dozat e para të vaksinës së Covid-19.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë teori konspirative mbi vaksinën. Një ndër kryesoret është se me vaksinën, njerëzve do t’u futet në trup edhe një mikroçip, me anë të të cilit qeveria do t’i spiunojë.
Këtë vit, Facebook ka nisur fshirjen e çdo informacioni mbi koronavirusin që e konsideronte të rrezikshëm.

Nga muaji mars e deri në tetor, Facebook dhe Instagram kanë hequr mbi 12 milionë postime lidhur me Covid-19.

Komento: