Vance takohet me Von der Leyen, shpreson t’i çojë përpara bisedimet tregtare

16:53 | 18 Maj 2025
vance-takohet-me-von-der-leyen,-shpreson-t’i-coje-perpara-bisedimet-tregtare

Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, u takua të dielën me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe tha se shpresonte që takimi i tyre do të ndihmonte në përparimin e bisedimeve tregtare midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

“Evropa është një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara. Por, sigurisht, ne kemi disa mosmarrëveshje, siç kanë ndonjëherë miqtë, për çështje si tregtia”, tha Vance, i ulur përkrah von der Leyen dhe Melonit në Romë, pasi të gjithë kishin marrë pjesë në Meshën inauguruese të Papa Leos.

“Mendoj se do të zhvilluam një bisedë të shkëlqyer dhe shpresojmë se do të jetë fillimi i disa negociatave tregtare afatgjata dhe disa avantazheve tregtare afatgjata midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë ka vendosur një tarifë prej 25% për importet e çelikut, aluminit dhe makinave, si dhe një tarifë bazë prej 10% për pothuajse të gjitha vendet, me tarifa shtesë “reciproke” – që përbëjnë një total prej 20% në rastin e BE-së – të cilat do të shtohen nëse negociatat gjatë një pauze 90-ditore dështojnë, shkruan Reuters

Komento: