Vde*kja e Martin Hajdarit, Komuna fton qytetarët të ndezin qirinj në nderim të tij

18:33 | 05 Maj 2025
vde*kja-e-martin-hajdarit,-komuna-fton-qytetaret-te-ndezin-qirinj-ne-nderim-te-tij

Të shtunën ka vdekur pronari i lokalit ikonik “Te Martini”, Martin Hajdari.

Në nderim të tij, Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të bashkohen sonte në orën 20:00 para lokalit për të ndezur qirinj.

“Ftohen qytetarët sonte, në ora 20:00, te “Martini”, për një përkujtim simbolik për njërën nga ikonat e Prishtinës, që na la”, thuhet në njoftim.

Lokali “Te Martini”, ekziston tash e 30 vjet. Ishte hapur në vitin 1995. Ky lokal që gjendet në qendër të Prishtinës, apo te vendi i quajtur “kafet e rakisë”, llogaritet edhe si ikonë apo identitet i kryeqytetit të Kosovës.

Komento: