Vd*es avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha

10:20 | 14 Maj 2025
vd*es-avokati-nga-prizreni,-ruzhdi-berisha

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

I lindur më 9 shtator 1947, Avokati Berisha la pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të drejtësisë, duke filluar nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën Komunale të Dragashit, e deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe më pas si avokat me përkushtim të jashtëzakonshëm për mbi dy dekada.

Ai ishte gjithashtu një trajnues i palodhshëm i brezave të rinj të juristëve dhe një kontribuues i rëndësishëm në fushën e botimeve profesionale juridike.

Puna, përkushtimi dhe integriteti i tij profesional lanë gjurmë të thella në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Humbja e tij është një humbje e madhe për komunitetin juridik dhe për gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.Ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që ndanë rrugën e jetës me të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kësaj ode

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e qytetit në Prizren.

Mbledhja komemorative për avokatin Ruzhdi Berisha do të mbahet në orën 12:00, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Pushoftë në paqe av. Ruzhdi Berisha!

Komento: