Vetaksident në Miradi, tre të lënduar

20:07 | 04 Maj 2025
vetaksident-ne-miradi,-tre-te-lenduar

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 15:20 në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Klankosova.tv se si pasojë e vetkasidentit janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 15:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Miradi. Njësia e trafikut ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident)”.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut është marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, ka thënë Krasniqi

Komento: