Vetplagosja e polices në Prizren, Policia jep detaje: U plagos në gju, është jashtë rrezikut për jetë

10:01 | 02 Maj 2025
vetplagosja-e-polices-ne-prizren,-policia-jep-detaje:-u-plagos-ne-gju,-eshte-jashte-rrezikut-per-jete

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një zyrtare policore është vetplagosur aksidentalisht mbrëmë në orët e vona në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka se e njëjta është plagosur në gju dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Ai ka bërë me dije se rasti po hetohet nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Me datën 01.05.2025 rreth orës 23:10 , policia ka marr informatën se në Spitalin Rajonal në Prizren ka kërkuar ndihmë nje femer e vetplagosur me arme zjarri. Policia në spital kanë kuptuar se e vetplagosura ishte zyrtare policore. Policja është plagosur në gju dhe është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar peokurori dhe Inspektoriati policor I Kosovës të cilët po e hetojn rastin”, ka deklaruar Bytyqi.

Komento: