“Vizitë historike”, Osmani ndan pamje nga pritja e takimet në Brunei

18:42 | 05 Maj 2025
“vizite-historike”,-osmani-ndan-pamje-nga-pritja-e-takimet-ne-brunei

Presidentja Vjosa Osmani ka shkrua në llogarinë e saj në Facebook për vizitën që po zhvillon në Brunei, të cilën e ka cilësuar si “historike”.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë atje e takimet që ka zhvilluar, teksa ka thënë se ka potencial të jashtëzakonshëm për bashkëpunim mes dy vendeve.

Prej atje, Osmani njoftoi se ky shtet ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

“Një raport i ndërtuar mbi respekt e besim reciprok! Një e ardhme e ndritur e potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim! Faleminderit Madhërisë së Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe nderimin që iu bë sot Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Osmani.

Komento: