Konferenca e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova është anuluar.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo konferencë është anuluar në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillave të Policisë së Kosovës.
Anulimi i saj vjen pasi veteranët e UÇK-së u mblodhën pranë hotelit ku qëndronte Trendafilova, dhe më pas bllokuan edhe hyrjen për të kundërshtuar vizitën e saj në vendin tonë
Lidhur me këtë, kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati deklaroi se “tollovia” atje nuk ka qenë protestë, por reagim për vizitën e saj.
Ndryshe, Trendafilova erdhi dje në Kosovë dhe do të qëndrojë deri nesër rreth orës 13:00.