Vjen propozimi i parë për kryetar të LDK-së nga këshilltari i Avdullah Hotit

09:19 | 04 Dhjetor 2020

Këshilltari i Avdullah Hotit e propozon për kryetar të partisë deputetin e LDK-së.

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Shpëtim Hajdaraj që është edhe djali i veprimtarit të vr.arë të LDK-së, Smajl Hajdaraj e ka propozuar për kryetar të partisë njërin nga deputetët e LDK-së.

Hajdaraj në Facebook ka shkruar se deputeti Faton Bislimi ka potencial të madh, e madje thotë se ai duhet të jetë një nga kandidatët për kryetar të LDK-së.

“Qe ku e kemi një potencial të madh ,dhe që do duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Për ngritjen e NIVELIT ( të mendimit e veprimit politik) brenda LDK-së , personalisht jam shumë dashamirës që të ndodhë. Pastaj ,fitofshin idetë ma të mira të prezentuara nga kandidatët/et ,brenda një gare fer e demokratike”, ka shkruar ai.

Komento: