“Vuçiq shkon në Moskë për Kosovën”, diplomati shqiptar zbulon skenarin e Serbisë

23:12 | 02 Maj 2025
“vuciq-shkon-ne-moske-per-kosoven”,-diplomati-shqiptar-zbulon-skenarin-e-serbise

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka folur për takimin që do zhvillohet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij serb Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Sipas tij, skema që mund të përdorë president i Serbisë me anë të këtij takimi, përfshin një plan kundër Kosovës dhe për këtë i duhet ndihma e Rusisë – Kremlinit.

“Dihen marrëdhëniet prioritare mes Serbisë dhe Rusisë, janë të konsoliduara dhe Serbia me politikën e saj në raport me rajonin e Ballkanit veçanërisht ndaj Kosovës, nuk do ishte në këtë stad që është sot pa mbështetjen e Rusisë”, tha Gjoka për EuronewsAlbania.

Më tej ai tha se “një problematikë në Rajon, Evropë dhe më tej, është dhe Bosnja e Hercegovina me politikat separatiste të Republikës Srpska, natyrisht përçohen nga ish presidenti Dodik. Nga ana tjetër Kisha Ortodokse ruse luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e këtij boshti që prek edhe Serbinë”.

Tutje Gjoka tha se “shumë shpejt do ti vijë radha e diskutimit edhe çështjes mes marrëdhënieve Serbi-Kosovë”.

“Serbia po përgatitet edhe në këtë radhë dhe ndaj i duhet një dorë nga Kremlini për të vazhduar politikën e saj kundërshtuese dhe agresive kundër Kosovës. Vuçiç kërkon të marrë një lloj mbështetje dhe fuqie nga Kremlini”, tha Gjoka. /EuronewsAlbania/

Komento: