Një burrë në Vushtrri, derisa po transportohej për në gjykatë, dyshohet se gjatë rrugës ka kanosur një zyrtar policor.
Ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “kanosje”.
“Viktima mashkull kosovar- zyrtar policor, ka informuar se gjatë transportit me veturë të të dyshuarit mashkull kosovar për në gjykatë, është kanosur nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, thuhet në raportin e policisë.