Zëdhënësi i PDK-së: Kryetari Memli Krasniqi pranon ftesën, shkon për takim tek Presidentja Osmani

15:01 | 12 Maj 2025
zedhenesi-i-pdk-se:-kryetari-memli-krasniqi-pranon-ftesen,-shkon-per-takim-tek-presidentja-osmani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, për FrontOnline tha se kjo ftesë është një hap pozitiv dhe në përputhje me propozimet e PDK-së për ndërmarrjen e masave institucionale që do të ndihmojnë në daljen nga kriza politike.

Abdullahu shtoi se ky takim ka për qëllim të hapë rrugën për krijimin e institucioneve të reja, që janë thelbësore për funksionimin e shtetit.

“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja. Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë” tha Abdullahu.

Komento: