Zemaj për votimin e fshehtë: Nuk mund të ndërrohen rregullat mes lojës
10:24 | 05 Maj 2025
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive është pyetur nga gazetarët se pse s’po e votojnë ndërrimin e mënyrës së votimit.
Ai tha se ky është vendim i tyre.
“Nuk mund të ndërrohen rregullat mes lojës”, tha ai.
Ai shtoi se seanca konstitiuive ka nisur me votim të hapur dhe tash s’mund të ndërrohet.