Zenun Elezaj konfirmon rikandidimin edhe për një mandat të ri në Komunë e Klinës

14:56 | 11 Maj 2025
zenun-elezaj-konfirmon-rikandidimin-edhe-per-nje-mandat-te-ri-ne-komune-e-klines


Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, për FrontOnline ka konfirmuar se do të jetë sërish kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Ai tha se ky vendim është marrë nga kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka vendosur që të gjithë kryetarët aktualë të komunave të rikandidojnë automatikisht.

“Është vendim i kryesisë së AAK-së, që gjithë kryetarët aktual të komunave me automatizëm janë edhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme dhe edhe unë e kam pranuar,” deklaroi Elezaj për FrontOnline.

Ai tha se ndjen besim për një tjetër fitore, duke shtuar se puna në komunë po vazhdon me intensitet.

“Ky është test i ri, dhe besoj se prap fitoj. Sa dalin edhe kandidaturat e tjera, me punu po punojmë shumë, le të shohim,” shtoi ai.

Komento: