ZRrE i reagon Bajramit: S’qëndrojnë deklaratat se qeveria mund të shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës, është kompetencë ekskluzive e jona

17:44 | 12 Maj 2025
zrre-i-reagon-bajramit:-s’qendrojne-deklaratat-se-qeveria-mund-te-shtyje-vendimin-per-shtrenjtimin-e-rrymes,-eshte-kompetence-ekskluzive-e-jona

Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën dorëzoi në ZRrE kërkesë për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë. Menjëher pas takimit të bajtur, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se në takim u është thënë “se vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës”.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga ZRrE-ja duke theksuar se vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e këtij institucioni, dhe jo të qeverisë

Sipas ZRrE-së, qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave përmes mekanizmit të subvencimit tek konsumatorët, por jo për vendimin e tarifave.

“Për më tepër, ZRrE do të monitorojë çdo hap të këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe për të garantuar që të gjitha palët e përfshira të respektojnë normat dhe standardet ligjore në fuqi”, thuhet mes tjerash në sqarimin e ZRrE-së të bërë në faqen zyrtare.

Komento: