Fillon revolucioni i Xabi Alonsos te Chelsea – vjen përforcimi i parë!

By Ora Info May 22, 2026 1 min read

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Strasbourg, Valentin Barco, i cili pritet t’i bashkohet londinezëve gjatë verës.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe “vulën” e tij të famshme.

“Chelsea arrin marrëveshje për të nënshkruar me Valentin Barco, e kryer!”.

“Marrëveshja është arritur me lojtarin, ndërsa RC Strasbourg do ta lërë Barcon të largohet pas përmirësimit mbresëlënës këtë vit”.

“Chelsea është gati të procedojë për mesfushorin argjentinas nga muaji qershor” , shkroi Romano në Twitter.

Screenshot

Sipas raportimeve, Chelsea kishte nisur punën për këtë transferim që në kohën kur Liam Rosenior ishte ende në krye të Strasbourg, me trajnerin e atëhershëm që ishte i interesuar për një ribashkim me 21-vjeçarin.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë roli do t’i rezervojë Xabi Alonso talentit argjentinas, i cili ka përvojë edhe në krahun e majtë të fushës.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.