‘Diçka po zihet’ – Ish e dashura e Getinjos në jaht me MC Kreshën

By Ora Info May 30, 2026 1 min read

Vivien Thano ka tërhequr vëmendjen me postimet e saj të fundit nga një jaht luksoz, ku është shfaqur pranë reperit të njohur kosovar Mc Kresha.

Vivieni u paraqit me bikini tejet të vogla, duke vënë në pah format e saj trupore dhe duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara, ajo shihet mjaft e afërt me Mc Kreshën, ndërsa të dy duken duke shijuar momentet në det dhe atmosferën relaksuese të jahtit.

Megjithatë, nuk dihet ende arsyeja e takimit të tyre, nëse bëhet fjalë për një projekt të ri apo thjesht një shoqëri mes miqsh. Pamjet kanë nxitur menjëherë dhe aludime të shumta nga fansat.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.