Robert Berisha më nuk e fshehe, shihet në publik me vajzën e parë

By Ora Info May 30, 2026 1 min read

Këngëtari i njohur Robert Berisha, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një imazh tejet të veçantë.

Si rrallëherë, ai ka publikuar një fotografi të ëmbël krah vajzës së tij të madhe, Aronës, me të cilën po kalon këto ditë të bukura së bashku.

Në fotografinë e ndarë në Instastory, Roberti shfaqet me një buzëqeshje pranë Aronës.

Përbri këtij imazhi të ngrohtë, moderatori ka vendosur një emoji në formë zemre me mbishkrimin “Vajza e babit”.

Arona, e cila jeton jashtë Kosovës, shfaqet shumë rrallë në profilin e Robertit, andaj çdo postim me të merr vëmendje të madhe.

Kujtojmë se Roberti është gjithashtu baba i një vajze më të vogël, Renee, të cilën e ka nga martesa e tij me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.