Remzija do të ‘shkrihet’ kur ta shoh, Gëzimja po duket nusja me e bukur me look-un e ri

By Ora Info May 31, 2026 1 min read

Reja e këngëtares së njohur Remzie Osmani, Gëzimja, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Ajo është shfaqur me një ndryshim të dukshëm në stil, duke lënë pas flokët kaçurele dhe duke zgjedhur një model të valëzuar e voluminoz, që i ka dhënë edhe më shumë hijeshi pamjes së saj, raporton ORAinfo.

E veshur me shumë elegancë dhe e kuruar deri në detaje, Gëzimja ka shkëlqyer me grimin profesional dhe stilin e sofistikuar, duke marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

Paraqitja e saj e re është vlerësuar për shijen dhe finesën, ndërsa fotografitë e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale. /ORAinfo/

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.