Vajza e saj po e feston ditëlindjen e 19-të, Adrola vjen me postim shumë emicional
Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të veçantë për vajzën e saj, Helgën, me rastin e 19-vjetorit të lindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arjola ka shprehur krenarinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për të bijën, duke e cilësuar atë si bekimin më të madh të jetës së saj.
“19 vite, nana jote. Helga ime, jam e bekuar që të kam bijë. Çdo grua do të ishte me fat të kishte fëmijë, por Zoti më zgjodhi mua të jem nëna jote dhe për këtë ndihem gruaja më e lumtur në botë”, ka shkruar aktorja.
Në mesazhin e saj emocional, Demiri i uron vajzës suksese dhe bekime në çdo hap të jetës, duke theksuar se çdo sakrificë dhe sfidë ka marrë kuptim që nga dita kur e pa për herë të parë.
“Ti ke qenë dhe mbetesh krenaria, forca dhe lumturia ime më e madhe. Të dua më shumë se veten dhe çdo ditë të dua edhe më shumë se një ditë më parë”, ka vijuar ajo.

Në fund të urimit, aktorja i ka uruar:
Helgës ditëlindjen e 19-të me fjalët:
“Gëzuar 19-vjetorin, zemra e mamit”.
Postimi i Arjola Demirit ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar Helgës ditëlindjen dhe kanë vlerësuar fjalët prekëse të aktores për vajzën e saj. /ORAinfo/
