Sot i jepet lamtumira e fundit Jetmir Binakut

By Ora Info June 5, 2026 1 min read

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Gllobari i Drenasit, Jetmir Binaku, i cili hupi jetën tragjikisht në Shëngjin.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit te Xhumasë në ora 14 ne varrezat e fshatit Gllobar.

Kujtojmë që Binaku humbi jetën në det në zonën turistike “Rana e Hedhun” si pasojë e dallgëve të mëdha së bashku me Leonit Aliun, derisa tre persona të tjerë janë në spital duke u trajtuar.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.