Edona Llalloshi paralajmëron surprizë për diasporën

By Ora Info May 19, 2026 1 min read

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka publikuar një moment të veçantë nga studio muzikore, duke zbuluar se po vjen një projekt dedikuar mërgimtarëve.

“Një dedikim i bukur për mërgimtarët”, ka shkruar ajo në InstaStory, teksa ka etiketuar edhe Afnim Macula, shkruan Indeksonline.

Në pamjet e publikuara, Edona shihet plot emocion dhe energji gjatë incizimeve në studio, duke lënë të kuptohet se projekti i ri do të sjellë një mesazh emocional për shqiptarët që jetojnë larg vendlindjes.

Postimi ka ngjallur menjëherë interesim te ndjekësit e artistes, të cilët po presin me padurim publikimin e këngës.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.