Mihrija me familje nis pushimet në Greqi, publikon pamje të bukur familjare
Këngëtarja e njohur shqiptare Mihrije Braha po shijon disa ditë pushimi në Greqi së bashku me familjen e saj.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo shfaqet pranë bashkëshortit, djalit dhe resë, teksa duken të buzëqeshur dhe në disponim të mirë buzë detit, raporton ORAinfo.
“Në Greqi me familje në pushime”, ka shkruar këngëtarja, krahas postimit që mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Atmosfera familjare dhe pamja e mrekullueshme kanë tërhequr vëmendjen e fansave të këngëtares. /ORAinfo/

