E rrethuar nga familja e ngushtë, Gili ndihet e plotësuar në ditëlindjen e 60-të
Këngëtarja e njohur kosovare, Gili, sot po feston ditëlindjen e saj të 60-të në rrethin më të ngushtë familjar.
Artistja ka ndarë me ndjekësit një fotografi të ngrohtë në Instagram, ku shfaqet e buzëqeshur pranë familjes dhe më të dashurve të saj.
Në imazhin e publikuar, Gili duket mjaft e lumtur teksa feston këtë ditë të veçantë me tortë dhe atmosferë festive, ndërsa nuk munguan as urimet e shumta nga fansat dhe miqtë e saj.
“Ditëlindja ime sot, me zemër plotë ❤️ Faleminderit zot 🙏”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë së postuar në rrjetet sociale.

