Ish e dashura e Getinjos “trondit” rrjetin me bikini

By Ora Info May 25, 2026 1 min read

Vivien Thano, ish e dashura e reperit të njohur Getinjo, ka marrë gjithë vëmendjen në rrjetet sociale me paraqitjen e saj të fundit nga jugu i Shqipërisë.

Ajo ka publikuar disa fotografi me bikini, ku në pah kanë dalë linjat e saj super të formuara, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit.

Vivien po shijon ditët e ngrohta pranë bregdetit, ndërsa postimet e saj po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet.

Kujtojmë që muaj më parë ajo ishte komentuar shumë për mbipeshë, por duket se tani ka surprizuar të gjithë me transformimin e saj fizik.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.